Kryebashkiaku demokrat, që iu fitoi “zemrën” socialistëve

Përmeti konsiderohet si një qytet, që voton majtas.

Por, është një qytet që gjithashtu vlerëson edhe njerëzit, pavarësisht bindjeve politike.

Rasti më i mirë është ai i kryebashkiakut Niko Shupuli, që edhe pse i djathtë, arriti të fitojë me një rezultat bindës në zgjedhjet e kaluara.

Dhe duket se vota e përmetarëve duket se nuk ka shkuar kot.

Përveç qytetit, ai ka arritur që më investimet e vetë Bashkisë, pa fonde nga qeveria, të rregullojë dhe shtrojë me asfalt edhe të mbjellë pemë, edhe në fshatrat që historikisht kishin votuar për PS-në.

Siç është rasti i fshatit Piskovë, që është edhe komunë, nga janë marrë edhe fotot e mëposhtme.

Edhe pse duken gjëra të vogla, rasti i Shupulit është për t’u vlerësuar, pasi duke lënë mënjanë bindjet politike dhe me pak fonde, kur ato nuk vidhen, mund të bëhen gjëra shumë të mira për komunitetin. (TemA)