Kaos në autostradën Tiranë- Durrës, përplasen tre makina, trafiku bllokon rrugën

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës, duke lënë të plagosur një person, si dhe duke krijuar një situatë kaotike në trafik. Policia njofton se 3 automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë është plagosur drejtuesja e njërit mjet.

Mësohet se ka marrë plagë të lehta shtetasja R.K., e cila është dërguar në spital për të marrë mjekime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 20.05.2018, rreth orës 16:40, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përplasur 3 mjete (mjeti me targë AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh. Y., mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese shtetasen E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese shtetasen R. K.)

Si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasja R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.