JUVENTUS SHPALLET KAMPION I ITALISË

Dy javë përpara se të mbyllen përballjet në Seria A, fituesi është zyrtarizuar që tani dhe është për të 7-tin vit radhazi, Juventusi.

“Zonja e Vjetër” është shpallur kampione e parakohshme pas barazimit të sotëm mes Napolit me Torinon, një ndeshje që u mbyll me rezultatin 2-2.

Napoli aktualisht në vendin e dytë në Seria A, tashmë nuk e arrin dot titullin kampion.

Sakaq Juventus i ka shtuar murit të kupave të 36-tin titull “Kampion i Italisë”.