Izet Haxhia nesër mbërrin në Tiranë

Izet Haxhia do të ekstradohet nesër nga Turqia. Oficerët e policisë shqiptare ndodhen në Turqi për të marrë ish-truprojen e Sali Berishës, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë që nuk e ka pranuar kurrë.