IPhone apo Samsung? Kush janë telefonat më të shitur në botë

Në krye të listës të telefonave më të shitur në botë ishte Apple iPhone X, me një pjesëmarrje në treg prej 3.5 për qind.

Në vendin e dytë, me pjesëmarrje në treg prej 2.3% ishte iPhone 8 Plus.

Në vendin e tretë dhe për herë të parë në histori, gjendet Xiaomi, një prodhues krenar i telefonit më të shitur Android, i cili për muajin mars ishte Redmi 5A me 1.8% të tregut. Pason telefoni Oppo A83.

Galaxy S9 dhe Galaxy S9 +, u gjetën në mesin e telefonave më të mirë dhe më të shitur në vendin e gjashtë në muajin mars (me 1.6%).

Gjithashtu, me një pjesë prej 1.6 për qind, iPhone 7 është në vendin e shtatë. Pason iPhone 8 me 1.4%, Samsung Galaxy J7 Pro 1.4% dhe Apple iPhone 6 1.2%.