Interi fiton dhe kualifikohet në Champions League

Gola, emocione, spektakël, grindë, kartonë të kuq dhe në fund Interi fiton ‘finalen’ përballë Lacios 2-3 duke u kualifikuar për në Champions League edicionin tjetër 2017/18. Pas Juves, Napolit dhe Romës, Interi bëhet ekipi i katërt nga Serie A që kualifikohet në Champions League.

Lacio ishte shumë pranë kualifikimit, pasi i mjaftonte edhe një barazim ndeshjen e sotme, por shpërdoroi dy herë avantazhin duke pësuar tre gola dhe humbur përballë zikaltërve, që rikthehen në Champions League pas 6 viteve.