Hurmat, ja si ndikojnë në organizëm

Hurmat janë një burim i mirë i vlerave shëndetësore dhe që ndikon në përmirësimin e shëndetit tek të gjithë ne për shkak të përfitime dhe rregullimit të problemeve në organizëm. Hekuri, si pjesë e hemoglobinës brenda rruazave të kuqe të gjakut, përcakton bartjen e oksigjenit në gjak, gjë që tek hurmat janë me shumicë. Më së shumti kanë nevojë për hekur kanë fëmijët në pubertet dhe të shtatzënat.

Forcojnë zemrën

Personat me zemër të dobët mund ta përdorin këtë pemë të jashtëzakonshme. Në mbrëmje hurmat të futen në ujë me fara.

Ulin kolesterolin

Hurmat kanë aftësinë për të ulur nivelin e LDL-së, kolesterolit të keq në trup.

Rregullojnë peshën e trupit

Për shkak të përmbajtjes së lartë të materieve ushqyese, hurmat krijojnë të njeriu ndjenjën ngopjes dhe ndihmojnë uljen e peshës. Nëse i hani hurmat kur keni stomakun e zbrazët, ato rregullojnë punën e zorrëve dhe organizmit i japin sheqerin e nevojshëm.

Ndal diarrenë

Hurmat përmbajnë kalium, që është i dobishëm për ndaljen e diarresë.

Përmirëson problemet me kapsllëkun

Gjatë natës hurmat lëshojnë lëngun e vet, që është laksativ i shkëlqyeshëm , që stimulon zorrët e plogështa. Në ShBA hurmat paketohen fabrikisht në shishe të vogla në formë ilaçi dhe jepen për kapsllëk, raporton Telegrafi.

Ulin tensionin e zemrës

Hurmat janë ushqim shumë i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i zemrës. Ato përmbajnë sasi shumë të vogël natriumi, ndërsa janë të pasura me kalium.

Mbrojnë nga ataku në tru

Një nga përparësitë kryesore të hurmave është aftësia e tyre për rregullimin e punës së sistemit nervor, në saje të përmbajtjes së pasur të kaliumit.