Hotel Plaza shitet tek kinezët për 110 milionë euro, PD denoncon për lidhje me Kryeministrin

Në një postim në FB nga departamenti i antikorrupsionit në Partinë Demokratike, bëhet me dije se “Hotel Plaza” i është shitur një kompanie kineze për një vlerë prej 110 milionë euro.

Në njoftimin që PD e ka shpërndarë edhe për mediat, ngrihen pikëpyetje për lidhje të kompanisë kineze me familjarë të Kryeministrit Rama dhe më konkretisht me vëllain e tij, ndërsa bashkëlidhur postimit gjenden edhe kopje të ekstrakteve të QKB-së.

Postimi i plotë

Hotel “Plaza” i shitet nje kompanie kineze per 110 mln Euro!

Kush qendron prapa kompanise kineze?

A jemi ne rastin e pastrimit te parave te droges nga familjaret e kryeministrit?

Si lidhen ndermjet tyre Olsi Rama, Gaz Demi, Abdulah Tajari (Biku) e kinezet, fytyra e bleresit te Hotel Plaza?

Te gjitha te dhenat te çojne vetem ne nje drejtim: Edi Rama!

Lidhur me këtë informacion, Opinion.al i është drejtuar përmes një e – maili përfaqësuesve të Hotel Plaza dhe është në pritje të një përgjigjeje nga ana e tyre.