Horror ndaj 57-vjeçarit, e lyen me benzinë dhe e dogjën. Shkak gruaja e…

Krimi makabër në Fushë-Krujë zbardhet nga ADN-ja, ku vërtetohet se trupi i karbonizuar i gjetur brenda një makine të djegur, i përket Xhafer Osmani nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrisë në Kosovë. 13 ditë nga krimi që ka shokuar mbarë opinioin publik, vrasja është zbardhur nga ekspertiza mjeko-ligjore, ku vërtetohet se autorët e kanë lidhur me litar dhe më pas e kanë lyer me benzinë dhe e kanë djegur.

Sipas ekspertizës, 57-vjeçari ka ndërruar jetë pak minuta pasi iu vu flaka, dhe në fillim i janë djegur rrugët e frymëmarrjes. Policia bën me dije se hetimet janë në dy pista, siç është ajo e pasionit, pra lidhja me një femër në Shqipëri dhe ajo e konfliktet e pronësisë për një biznes. Kjo vërteton se ai nuk është qëlluar me armë zjarri, por është torturuar para se ta digjnin të gjallë.

Në krah të makinës gjatë kontrollit nga policia, u gjend edhe libri i shenjtë i Kuranit. Libri i shenjtë u gjet i pa dëmtuar nga zjarri. Po të njëjtat burime saktësojnë se ka dyshime se viktima është detyruar të betohet mbi librin e shenjtë, që e hidh më shumë krimin makabër me pistën e vrasjes së ardhur për shkak të një lidhje pasioni që ka patur i ndjeri. Gjithashtu sipas burimeve, Osmani ka biseduar me burrin e gruas që dashuronte duke i pohuar: “…aman pranoje se mua s’do më shikosh më, se do zhdukem…”. Një bisedë e tillë mësohet se është bërë në një nga faqet sociale që viktima dispononte.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në 5 maj rreth orës 14:00. Ka qenë një banor në fshatin Borizanë, ai që ka parë makinën teksa digjej. Pak minuta më pas në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e policia. Pasi janë shuar flakët, brenda saj është konstatuar kufoma e shkrumbuar e një personi të seksit mashkull.

Xhafer Osmani hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës të dielën e datës 29 prill 2018, dhe të shtunën në datë 5 maj makina e tij u gjet në flakë me një person të vrarë dhe të djegur 5 kilometra larg qytetit të Fushë-Krujës, 250 metra larg rrugës nacionale. Rezulton se familja ka denoncuar zhdukjen e të ndejrit ,ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë në datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kanë pasur asnjë komunikim.

Autori

Policia dhe prokuroria e Krujës, janë përqëndruar gjatë mbi analizimin e disa pamjeve filmike, të sekuestruara në kamerat e një karburant “Eri”. Gjatë analizimit të filmimeve është vërejtur se makina “Volkswagen Turan”, futet në këtë rrugicë. 10 apo 17 minuta më pas, në ambjentet e karburant “Eri”, hyn një automjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë, nga ku del Besnik Shehaj, dhe largohet nga zona e karburantit dhe shkon në drejtim të rrugës, ku hyrë 17 minuta më parë makina e kosovarit Xhafer Osmani.

Gjatë marrjes në pyetje, Shehaj ka thënë se ishte larguar për të gjetur një bidon në mënyrë që ta mbushte me benzinë, pasi i duhej për motorin. Verifikimet e policisë kanë zbuluar se së bashku me Besnik Shehaj në makinë ishte dhe shtetësja I.B, kushërira e Besnikut. Gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se qëndron në Itali dhe se shtetasin kosovar Xhafer Osmani nuk e ka takuar asnjëherë.