HABIT SPARTAK BRAHO: NUK KAM QENË KURRË DEPUTET I LSI (JA PSE MË THËRRISNIN BABA TAKU)

Spartak Braho është deputeti më i ri i Kuvendit. Vetëm një javë më parë ai u betua në Kuvend si deputet i PS. I ftuar në emisionin “Debat në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku Braho është shprehur se nuk ka qenë asnjëherë deputet i LSI.

Më tej depueti socialist tregon se pse në LSI e thërrisnin me emrin Baba Taku.

Pjesë nga intervista:

Qafoku: Më duket pak e çuditshme që Spartak Brahon, një nga thelbet e LSI ta prezantojë si deputet të PS. Në fakt në këto momente LSI-ja nuk ka as Ilir Metën e as Spartak Brahon në radhët e saj.

Braho: Kemi ikur të dy në drejtime të ndryshme. Por problemi është që a e di ti që unë nuk kam qenë asnjëherë deputet i LSI-së? Kam kandiduar në 2005. Nuk fitova dhe në 2013 Meta dhe Rama ranë dakord. Meta pyeti Ramën se ku do ta vëmë Spartak Brahon. Rama i tha lëre te mua se është socialist i thekur. Në 2017 e ka marrë Meta, Ramën dhe i tha, Spartakun? Rama ai tha Spartaku është këtej. Unë nuk kam ikur nga LSI-ja s e nuk kam qenë ansjëherë deputet i LSI-së. Nga 1997 deri sot kam qenë vazhdimisht deputet i Partisë Socialiste.

Qafoku: Qenka pak e ngatërruar.

Braho: Jo nuk është e ngatërruar. Ka një shpjegim. Unë jam nga socialistët e 1991-shit. Jo të 41-shit. Në parlamentin e sotëm kemi mbetur nga 1991-shi më duket 3 vetë. Gramoz Ruçi, Musa Ulqini dhe unë. Nuk e di nëse jam i gabuar për Erion Braçen të zgjedhur nga Kongresi anëtarë të KPD.

Qafoku: Gjithsesi zoti Braho në të gjithë këtë ka një problem. Që thelbi i LSI-së është Ilir Meta kjo dihet. Por që dihej që pas Metës në LSI ishte Spartak Braho dhe tani na del që ti nuk ke qenë kurrë deputet i LSI. Kjo më duket absurde.

Braho: Po unë nuk kam qenë deputet i LSI-së.

Qafoku: Mirë mirë nuk paske qenë deputet I LSI-së por baba Taku ishte i LSI-së. Mjafton të thërrisnin baba Taku dhe kishte thënë LSI-ja. Përse ju thërrisnin baba Taku në LSI se aty në PS nuk besoj se u thërret kush Baba?

Braho: Po. Në LSI më thërrisnin, në PS nuk më thërrasin. Meta ishte një ditë në shtëpinë time për një gëzim familjar. Dëgjoi që fëmijët më thërrisnin baba Taku. Atij i pëlqeu dhe filloi vetë të më thërriste në parti Baba Taku, Dhe ajo mbeti, Të gjithjë më thërrisnin baba Taku.

Qafoku: A pate ndonjë sadisfaksion të veçantë kur more mandatin edhe spe kjo ishte hera e pestë?

Braho: Jo, Madje mandova të mos shkoja fare. Por kur kujtova Saliun që është në sallë thashë me vete: Atje është Saliu të mos jem unë. Do ikim sëbashku.