HABIT KËNGËTARJA SHQIPTARE: DO SHKOJ NË ALTAR E VIRGJËR

Ajo është një ndër këngëtaret më të njohura. E ftuar mbrëmë në “BOOM” ajo ka habitur jo pak me deklaratën e bërë.

Është fjala për Anxhela Peristeri, e cila ndër të tjera ka folur edhe për virgjërinë e saj.

Peristeri e ngacmuar nga Rozana Radi ka thënë se ajo është e vendosur të shkojë e virgjër drejt altarit, një deklaratë kjo mjaft e pabesueshme, por sigurisht që mund ta ketë pasur me shaka.

Biseda:

Rozana: Kemi dëgjuar që korçarët vdesin t’i marrin gratë e virgjëra, është e vërtetë kjo. Ti do shkosh në altar e virgjër?

Anxhela: Unë për veten time mund të jem e vetmja që do shkoj në altar e virgjër

Rozana: S’na mbetet gjë tjetër veçse të themi: “Sa me fat do të jetë ai djalë që do të martohet me Anxhelën”.