Gjermanja “Bild”: Banda me 10 shqiptarë, 400 mln euro kokainë për 6 muaj nga Ekuadori

Në gjashtë muaj mafia shqiptare e drogës mendohet se ka shpërndarë deri në 1.8 ton kokainë nëpërmjet Portit të Hamburgut.

Një gjë të tillë e shkruan prestigjozja gjermane “Bild”. Vlera e drogës në tregun e zi kap një vlerë deir në 400 milionë euro.

Dymbëdhjetë personat që ndodhenh në paraburgim janë të moshës 21-51 vjeç. Nga personat e ndaluar vetëm 2 janë gjermanë, ndërsa dhjetë të tjerët janë shqiptarë.

Për të futur bandën në grackë avokati i njërit prej shtetasve gjermanë tha se klienti i tij nuk e dinte që firma e tij përdorej për kokainë.

Hetuesit thone se droga erdhi nga Ekuadori ne Portin e Hamburgut me banane.