FOTO/ Pamje që po bëjnë xhiron e botës, fotografi me sandale ‘përballë’ vullkanit në Hawaii

Një burrë i veshur me pantallona të shkurtra dhe sandale është parë të shtunën, duke shkrepur fotografi të “detit” të llavës që ka përfshirë zonën e gjelbëruar në Puna të Hawait.

Shpërthimi i vullkanit në Hawai është bërë edhe më i rrezikshëm, pasi shkrirja e gurëve dhe llavës në oqean ka bërë që të lirohen gazrat që janë shpërndarë në ajër dhe re të zeza.

Vullkani Kilauea filloi të shpërthej dy javë më parë, dhe si pasojë qindra shtëpi janë djegur dhe mijëra banorë janë detyruar t’i braktisin pronat, dhe re të zeza hiri dhe tymi kanë vështirësuar trafikun ajror.

Derdhja e llavës nëpër zonën e gjelbëruar ka bërë që një person të lëndojë këmbën, ndërsa autori i fotografive të publikuara më poshtë është bërë hit në internet për guximin dhe dashurinë e madhe për fotografinë që të realizoi diçka artistike.

Ai ka rrezikuar jetën që të realizojë një set fotografik me të cilin ka dokumentuar rrezikun dhe dëmet që po i shkakton llava e vullkanit Kilauea. Llava është zgjeruar në 24 kilometra dhe është duke u derdhur në oqean në pjesën jugore të gjirit.