FOTO/ Ja restorantet me të çuditshëm në botë, ku ushqimi të servitet mbi ‘pjata speciale’!

Ditët kur mund të shkonit në një restorant dhe të prisnit që ushqimi juaj të shërbehet në një pjatë të thjeshtë janë zhdukur. Tani restorantet po vijnë me mënyra gjithnjë e më krijuese për të shërbyer një vakt duke përfshirë disa mënyra shumë të çuditshme.

Duke nisur nga servirja e një pice mbi një snowboard, këto janë disa nga mënyrat më të çuditshme në të cilat është shërbyer darka. Fotot qesharake të marra nga klientët e hutuar janë kryesisht të ndara nga llogaria popullore “We Want Plates” në Twitter dhe në një thread në Reddit që ka të njëjtin emër.

Fotografitë zhgënjyese do t’ju bëjnë të dëshironi një pjatë të thjeshtë të bardhë kur të shkoni për të ngrënë.