EUGENT BUSHPEPA NDEZ SKENËN E EUROVIZION, DUARTROKITJET NUK NDALEN GJITHË PERFORMANCËS

Eugent Bushpepa sapo ka përfunduar prezantimin e këngës së tij “Mall” në skenën dinjitoze të Eurovizion, ku edhe përfaqëson Shqipërinë.

Kënga e tij është pëlqyer shumë nga të pranishmit të cilët nuk kanë reshtur së duartrokituri këngëtarin shqiptar gjatë gjithë performacës, ndërkohë që ka performuar i treti pas Azerbajxhanit dhe Islandës.

Bushpepa është paraqitur mjaft në formë, siç i përket një këngëtari profesionit, ndërkohë që turma nuk e ka trembur dhe as emocionuar.

Tani pritet vetëm verdikti për kalimin në natën e madhe të finales.