EMRAT/ 20 mijë € për në SHBA dhe Kanada, 17 të arrestuar për vizat false, mes tyre 2 policë

Policia shqiptare ka zbuluar emrat e 17 personave që u arrestuan dje, pasi dërgonin klandestinë në SHBA, Kanada dhe Britani kundrejt 20 mijë eurove. Nga 17 të arrestuarit në Shqipëri, 2 janë efektivë policie, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim. Gjatë operacionit u zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe 4 në Shqipëri për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara. Policia e shtetit deklaron se hetimet kanë nisur në 2016 me autoritetet greke, ndërsa atje janë arrestuar në fund të vitit të kaluar 24 persona.