Ekstradimi i Izet Haxhisë, reagon Berisha: Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, të martën, ka reaguar për ekstradimin nga Turqia të Izet Haxhisë, një nga personat e dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit 20-vjet më parë në Tiranë.

Berisha deklaroi në emisionin “360 gradë” në OraNeës, se: “ Izet Haxhia është një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës”.

Ish-kryeministri tha se atë e mori Edi Rama dhe i ka premtuar hapjen e çështjes.

“E mori Edi Rama. I ka premtuar hapjen e çështjes le ta hapë e të mbetet brenda. Një vrasës më shumë në krah të Edi Ramës, si Lul Berisha, Dritan Dajti një tjetër më shumë”,- u shpreh ai.