E PAPRITUR/ SAIMIR TAHIRI DEL SOT NË KONFERENCË PËR SHTYP

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dalë sot në një konferencë për shtyp.

Mësohet se Tahiri pritet të dalë në konferencë në orën 10:00 tek Kryesia e Kuvendit.

Ndërsa ende nuk dihen detajet e kësaj lëvizjeje të papritur të ish-ministrit. Kujtojmë se Tahiri mori pjesë në seancën e fundit plenare, ndërsa prania e tij shkaktoi trazira në Kuvend.

Pritet me interes ajo çfarë do të thotë në këtë konferencë deputeti i pavarur tashmë.