Djegia e 57 vjeçarit kosovar brenda makinë në Fushë Krujë, kamerat fiksojnë një autor

Kamerat e një karburanti në zonën e Fushë Krujës ku u gjet i vrarë një shtetas dhe i djegur pranë makinës së tij, kanë fiksuar edhe një person tjetër pranë vendit të ngjarje.

Burime nga organi i hetimit thanë dëshmitarët kanë parë një person të largohet nga vendi ku u gjet makina e djegur.

Deri më tani, dyshohet se viktima është Xhavit Osmani, 57 vjeç nga Vushtria, por do të jenë monstrat e ADN-së ato që do të përcaktojnë saktë identitetin e tij. Ende është herët për të përcaktuar nëse është vrarë përpara se të digjej në automjet, por paraprakisht dyshohet se është vrarë me armë në kokë, pasi ka shenja në kafkë.

Mjeti i djegur është i Xhavit Osmanit, i cili ka hyrë në Shqipëri para një jave nga pika e kalimit kufitar të Morinit.