Dështon sërish FSHF me ‘Arenën Kombëtare’, UEFA zgjedh stadiumin e Portos për Superkupën e Europës 2020

Dështimet për Federatën Shqiptare të Futbollit duket se nuk do të përfundojnë asnjëherë, pasi sërish kandidatura për të zhvilluar një finale të madhe europiane, është hedhur poshtë nga UEFA.

FSHF-ja kishte paraqitur kandidaturën e saj për të organizuar finalen e Superkupës së Europës në vitin 2020, por UEFA ka vendosur që kjo finale të luhet në “Estadio de Dragao” të Portos.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që FSHF-ja humbet kur bëhet fjalë për një organizim finaleje, pasi më parë kishte kërkuar që të organizonte finalen e Superkupës së 2019, por që në fund u vendos “Vodafone Arena” e Beshiktashit.

FSHF ka pohuar më parë se do të kandidojë për çdo vit, derisa të sigurojë një finale të Superkupës Europiane në stadiumin “Arena Kombëtare”