Deputeti Boçi: “Trekëndëshi i Linditës”, nuk jemi në Korenë e Veriut por në Fier

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi përmes një postimi në facebook, denoncon një aktivitet të kryer në shkollën 9-vjeçare “Mark Dashi” Fier.

Shqetësimi që Boçi shpreh është se propaganda dhe riindoktrinimi nuk po kursen as fëmijët.

Boçi kujton trekëndëshin e dikurshëm revolucionar që mësohej në shkolla në kohën e diktaturës “mësim-punë-kalitje ushtarake” por thotë se ky është “Trekëndëshi i Linditës”.

Sipas tij në këtë aktivitet ka qenë edhe drejtori i DAR Fier. Ai thotë se kjo është më shumë se turp duke e krahasuar me Korenë e Veriut.

Me ironi ai e mbyll se: “Me e pa “Lideri Suprem” këtë lloj propagande, e anullon përfundimisht takimin me Trump dhe i lutet për takim këtij “Liderit Global” tonit”.

EDUKIM ME TREKËNDËSH

Mos u habisni!

Nuk jemi në Korenë e Veriut!

Fotot janë marrë në shkollën 9-vjeçare Mark Dashi Fier, përgjatë një aktiviteti ku nuk ka munguar dhe drejtori i DAR Fier.

Propaganda dhe riindoktrinimi nuk është rastësi.

Madje nuk po kursen as fëmijët.

Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij.

Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”.

Kjo është më shumë se turp!

Në mungesë të çdo vizioni për edukimin me vlerat qytetare e europiane në shkollat tona, shabllonizmi nostalgjik është kthyer në qëllim.

p.s

Me e pa “Lideri Suprem” këtë lloj propagande, e anullon përfundimisht takimin me Trump dhe i lutet për takim këtij “Liderit Global” tonit.

Postimi i Luciano Boçit në Facebook