Dënohet me 2 vite burg ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski

Gjykata Penale shpalli fajtor për rastin “Tanku” ish kryeministrin Nikolla Gruevski, të cilit ju shqyrtua dënimi pre 2 vite heqje lirie dhe ndihmësministrit Gjoko Popovski me 6 vite e 6 muaj burgim.

Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska dhe Gjoko Popovski në këtë lëndë janë të akuzuar për blerje të paligjshme të makinës “Mercedes” për siç kanë thënë, nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në leximin e aktgjykimit gjykatësja lexoi të gjitha dëshmitë të cilat janë thënë gjatë gjykimit nga Prokuroria Speciale dhe nga pala mbrojtëse.

Gjykatësja tha se të akuzuarit së pari kanë zgjedhur makinën dhe kanë bërë porosinë e saj, ndërsa më pas edhe është shpallur tenderi nga MPB.

E akuzuara Gordana Jankulloska në këtë lëndë është gjykuar me procedurë të veçantë, ndërsa vendimi për të do të merret në seancë tjetër.

Kurse i akuzuari Gjoko Popovksi edhe gjatë ditës së djeshme nga Gjykata Penale u dënua me nëntë vite burg në lëndën “Treqind”, e cila ka të bëjë poashtu me blerjen e 300 makinave për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.