Dafina Zeqiri shfaqet me look të ri, duket kaq e ëmbël

Dafina Zeqiri është një nga ato femrat që nuk heziton të eksperimentojë me pamjen e saj. Këngëtarja është aq e guximshme sa shpesh ka provuar edhe të rrezikojë, veçanërisht me flokët, gjë që femrat e bëjnë rrallë.

Gjithsesi këngëtarja së fundmi vjen me një pamje ‘fresh’. Ajo përmes disa instastory-ve ka treguar që flokët i ka bërë gërsheta, dhe duket se po i shkojnë jashtëzakonisht shumë. Prandaj ka vend shprehja: ‘Të bukurës i ka hije çdo gjë’.