Çmontohet granata e gjetur në Kombinat, ishte lidhur me një mekanizëm

Një granatë e pashpërthyer është gjetur këtë mëngjes pranë një lokali në zonën e Kombinatit, në kryeqytet. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar menjëherë zonën, ndërsa më pas në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat xheniere.

Granata e pashpërthyer ishte e lidhur me një mekanizëm, por policia dhe forcat xheniere kanë bërë të mundur çmontimin e municionit shpërthyes pa krijuar rrezik për qytetarët.