Çështja “Xhafaj”/ Mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka thirrur në një mbledhje Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, vjen pas situatës aktuale politike, ku vëllait të ministrit të Brendshëm Fatimir Xhafaj, iu publikua dosja sipas të cilës rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga autoritetet italiane për trafik droge.

Po ashtu sot, Kryeministri Edi Rama sqaroi qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje, nga ana tjetër Agron Xhafaj pas një deklarate për mediet është nisur drejt Italisë, ku rezulton i dënuar për trafik droge. Bëhet e ditur se ministri Fatmir Xhafaj dhe Kryeministri Edi Rama, kanë mbërritur në Presidencë. /CNA.al