Bulevardi i ri, Rama: Bashës do i duheshin 60 vite për të bërë sa Veliaj

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në inaugurimin e Bulevardit të Ri të Tiranës, i cili gjatë fjalës së tij vlerësoi shpejtësinë dhe cilësinë e punimeve.

“Sikur ky Bulevard të ndërtohej me ritmin që u fillua 4 vite më parë, do të duheshin 60 vite të arrihej këtu ku ka arritur Veliaj. Në të gjithë zonën e lumit kemi një park që i shtohet përmasës së gjelbër të Tiranës”, tha ai.

Më tej kryeministri Rama uroi që në këtë zonë të ngrihen sa më shumë kulla të reja. Debatin për këto të fundit ai e quajti “debat idiot” pasi sipas Ramës bëhet fjalë për zhvillime të domosdoshme nga të gjitha aspektet.

“Me vlerë është dhënia e lejeve të ndërtimit për bllokun e ri që parashikon projekti. Kostoja e ndërtimeve në Tiranë e lartë. Sepse shpronësimet një zë rëndësishme në shpenzimet tona. Sot po hedhim një hap të rëndësishëm, u shpreh Rama.