Bien dy turistë nga lartësia te Shpella e Pëllumbasit, njëri nuk gjendet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në vendin e njohur ‘Shpella e Pëllumbasit’ në Tiranë, ku dy turistë kanë rënë nga lartësia. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet Xh. S., dhe F. D, ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësoren, ndërsa Xh. S nuk gjendet.

Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje për nxjerrjen e turistit nga gryka ku ka ngecur.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).

Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.