Berisha kritikon ashpër Lulzim Bashën dhe sjell shembullin e vet

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka kritikuar në mënyrë direkte Lulzim Bashën, lidhur me përjashtimin e kritikëve nga lista e kandidatëve për deputetë.

Duke dhënë shembullin e tij 1 vit pas krijimit të PD-së, tha se ndodnëse e kishte të gjithë kryesin, përveç 2-3 personave, kundër, ai sërish i vendosi deputetë dhe u zgjodhën në Kryesi.

“Nuk janë fjalët dhe deklaratat ato që duhet t’i ndajnë. Në shtator të 1991, e gjithë Kryesia ishte kundër Sali Berishës, përveç disa prej tyre. Të gjithë ata u zgjodhën në Kryesi, dhe të gjithë u bënë deputetë. Afrimi i të gjitha kontributeve është interesi jetik i Partisë Demokratike dhe Shqipërisë”, – tha Berisha.