Berisha e quajti Izet Haxhinë kriminel në krah të Ramës, ja reagimi i kryeministrit

Në një inrtervistë me gazetarin Alban Dudushi, kryeministri Rama tha se çështja e Izet Haxhisë është një çështje që nuk i përket atij, por është mes Saliut dhe ish-truprojës së tij.

Pjesë nga deklarata e Ramës

Pyetje: Sot ka mbërritur në Tiranë Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës i cili është në një luftë deklaratash të hapur me ish-shefin e tij të dikurshëm. Berisha është promovuar dhe e ka quajtur Haxhian si një kriminel në krahun tuaj?

Rama: Ça të them unë tani këtu, ça i bie të them unë?! Unë jam kryekrimineli dhe të gjithë janë në krahun tim. Ëngjelli i Shqipërisë është Saliu. Njeriu më qelibar, njeriu që s’ka bërë kurrë një dëm në këtë vend, njeriu që populli e kuptoi prandaj e nxori me 1 mln shpulla nga zyra. Ça të them unë, kush është pjesa që duhet të flas unëe?!

Pyetje: Kjo ishte vetëm njëra nga fjalitë, por nënkuptohet që ka një marrëveshja mes jush dhe Erdoganit që Haxhia të vijë në Shqipëri dhe të dëshmojë?

Rama: Dmth Saliu është poshtë tavolinës kur unë jam ne kancelari me Angela Merjkel dhe e di se ça më thotë ajo mua dhe ja thotë gjithë shoqërisë dixhitale këtu, Saliu di se çarë thotë Macron kur shikon ateltet e mia dhe ja thotë të gjithëve këtu, Saliu di çfarë bisedash bëj unë me Erdoganin, ky njëri është poshtë tavolinës këtu, është si ai xhindi i Aladini që futet poshtë tavolinës dhe i di të gjitha. Ca të diksutojmë këtu, ça marrëveshje ime me Erdoganin për Izet Haxhinë që nuk e kam takuar kurrë. E mbaj mend në 91-92 dhe nuk kam lidhje unë. Po unë di një gjë tjetër, imagjinoni sikur ai të ishte bodigardi im, do ishte heroi i Saliut me ato që thotë. Unë as e njoh, as e kam përdorur ndonjëherë ndonjë fjalën të tijën nga gjitha ato llahtarira që thotë për Saliun, është mes Saliut dhe tij. Unë nuk kam lidhje në këtë mes.

Pyetje: Po e ndiqni me interes?

Rama: Jam tërësisht kësaj gjëje, jam jashtë 100%. Në kuptimin që kjo është një çështje që mund të shqetësojë Saliun, jo mua. Ai zotëria është kthyer, është koha që nëse ka diçka për të provuar le ta provojë, nëse i ka llafe dhe s’ka prova për mua vlejnë njësoj llafet. Unë nuk jam ai politikani që kapem pas llafeve për të sulmuar tjetrin. Se thonë që jemi të gjithë njësoj, por mua Saliu më ka zhvarrosur babanë dhe e ka kthyer në pjesë të kockave që bluan cdo ditë për ti kthyer në baltë.