BASHA I BËN LËMSH TË GJITHË, NDËRRON ORARIN E PROTESTËS NË MOMENTET E FUNDIT

Kreu i PD Lulzim Basha është tejet konfuz për protestën e 26 majit, ditën e shtunë.

Ndërsa po i afrohemi datës, Basha kishte lajmëruar gjithë demokratët se orari i protestës ishte pikërisht ora 12:00, shkruan newsbomb.al.

Kryedmeokrati madje udhëzoi deputetët e tij të vendosnin foto profili këtë imazh që shikoni e ku shkruhen të dhënat e protestës: “26 maj, ora 12:00, Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.

Deputetët ndoqën udhëzimet e kryedemokratit duke vendosur këtë foto profili ashtu sikurse bëri dhe vetë Basha, raporton newsbomb.al.

Por në orët e fundit, Basha ka ndërruar mendje dhe ka ndryshuar foton bashkë me orarin e protestës.

Kështu, Basha ka vendosur një foto tjetër ku shkruhet se protesta do zhvillohet në orën 11:00. Urojmë që ky të jetë orari final dhe kreu i PD mos ndryshojë mendje përsëri duke i bërë “lëmsh” të gjithë.