Avokati i gjyqtarit Hoxha: Lekët i siguroi nga dasma, ka marrë borxh dhe kredi

Avokati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha dhe se pasuria e gjyqtarit është vetëm një apartament në Tiranë. Pas përfundimit të seancës dëgjimore, Julian Mertiri tha se pasuria e tij vjen nga dasma e tij dhe për këtë është kërkuar nga ana e subjektit që të administrohet edhe kaseta e dasmës.

Julian Mertiri: Pasuria e gjyqtarit Hoxha është vetëm apartamenti ku ai banon në Tiranë me familjen e tij. Mos u përqëndroni tek kasetat e dasmës, bëhet fjalë për një të dhënë të caktuar. Është një element në 2003 ku është pretenduar nga KPK për një shumë që nuk justifikohet dhe nga subjekti i rivlerësimit zoti Hoxha me të drejtë është kërkuar që të administrohet kaseta e dasmës së tij, ku në një dasmë tradicionale kjo shumë është fare normale lënë nga miqtë dhe të afërmit.

Shuma është e justifikueshmë, Hoxha nga 2011 është emëruar në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë qëllim është transferuar nga qyteti i Shkodrës ku ka pasur një tjetër banesë ku e ka shitur bashkë me orenditë përkatëse dhe kjo shumë i përket orendive.

Ai tha gjithashtu se gjyqtari ka marrë borxh dhe kredi për të blerë shtëpinë që sot ka në Tiranë.

Julian Mertiri: Është ende një borxh po shlyhet se bashku me një kredi që ai ka marrë nga shteti shqiptar dhe po e shlyen sipas kontratës përkatëse. Kredia është marrë sipas një VKM si një nga funksionarët e lartë dhe në atë kohë ishte i pastrehë dhe vinte nga qyteti i Shkodrës. Është dhënë miratimi nga kredidhënësi është banka e nivelit të dytë e cila ka vendosur dhe bllokimin përkatës të apartamentit deri në shlyerjen. Borxhi është marrë për të njëjtën arsye, është apartamenti dhe nuk ka pasurit jetër dhe deri më sot është shlyer.