AUDIO-PËRGJIMI I VËLLAIT TË XHAFAJT, RAMA FLET PËR HERË TË PARË, BËN PARALAJMËRIMIN E RËNDËSISHËM

Reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama pas publikimit të video-përgjimit të vëllait të Fatmir Xhafajt i cili akuzohet për trafik droge.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ditën e nesërme do të flasë para Grupit Parlamentar dhe do të japë qendrimin e tij për këtë çështje.

“Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”- shprehet Rama.