Arben Ristani: Protesta do jetë paqësore, mbyllet brenda së shtunës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani i ftuar në emisionin “45 Minuta” të Denis Mingës në Report Tv deklaroi se protesta e ditës së shtunë do të jetë paqësore, ndërsa pavarësisht se është lënë pa orar se kur do të përfundojë, ai theksoi se do të mbyllet brenda ditës.

Protesta do të jetë paqësore. Presim një pjesëmarrje të fuqishme kundër keqqeverisjes. Është lënë pa orar jo se do të zgjasë shumë. Do të mbyllet brenda ditës së shtunë, por do të ketë kohëzgjatjen e saj normale.

Arben Ristani