Ambasadorja franceze: Azilkërkuesit prishën imazhin e Shqipërisë

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasak ka deklaruar nga Shkodra, se azilkërkuesit prishën imazhin e Shqipërisë. Sipas saj pati një reaksion zinxhir lidhur me azilkërkuesit, ndërsa shtoi se shqiptarët kanë tejkaluar numrin e pritshëm.

“Azilkërkuesit shqiptarë kanë tejkaluar numrin e pritshëm. Kërkesat shqyrtohen sipas rasteve individuale. Jo të gjithë përfitojnë azil pasi janë shkelur të drejtat e azilkërkimit. Pati një reaksion zinxhir që prishi dhe imazhin e Shqipërisë”

Deklaratat ambasadorja i bëri gjatë vizitës që diplomatët e BE kanë zhvilluar në Shkodër në kuadër të javës së Europës. Franca është një nga tre vendet skeptike për hapjen e negociatave së bashku me Gjermaninë dhe Holandën.