“Aksident në Rrugën e Kombit, përmbyset trajleri, vdes shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Rrugën e Kombit. Një kamion ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys, ndërsa ende nuk është nxjerrë shoferi.

Kamioni i ngarkuar me fidanë ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys në krahun e kundërt. Newsbomb.al mëson se shoferi ndodhet pa ndjenja në gjendje të rëndë, dhe si pasojë e përmbysjes së kamionit nuk po nxirret dot.

Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet zjarrfikëse për të nxjerrë drejtuesin e mjetit. Po ashtu në vendin e aksidentit ndodhet edhe policia. Sakaq, në vendgjarja ndodhen edhe banorë të zonës të cilët kanë dhënë ndihmën e parë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shoferin mund t’a ketë zënë gjumi. Siç shihet nga pamjet që newsbomb.al ka siguruar kamioni është përplasur fort në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht 3 km para vendit të quajtur Ura e Kukësit.