Agron Llakaj mesazh në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Tanit të Topit

Sot shënohet 10-vjetori i ndarjes nga jeta të Dritan Hoxhës, themeluesit të ”Top Channel”. Humoristi Agron Llakaj, e ka përkujtuar Tanin, siç e thërrisnin rrethi i ngushtë i miqve, ku nuk ka nguruar as ta cilësojë si Gjeni dhe Gjigandin e ”Top Media”.

Në dedikimin e bërë, Llakaj ka ndarë edhe thënien e Tanit, që për të është motiv jete. ”Jeta, koha ecin…secili lufton dhe vrapon në llogoren e tij…,unë e kam kthyer në motiv të jetës dhe profesionit tim thënien e Tij. Vrapojmë! Sot është Dje…,vrapojmë për të kaluar veten se nuk krahasohemi me të tjerët!”.

Postimi i plotë i Agron Llakës

Sot mbushen 10 vjet të ndarjes nga jeta te Gjeniut dhe Gjigandit të ”Top Media”. Atij që bëri revolucion në ekranin shqiptar e veçanërisht në humorin shqiptar, themeluesi i show-t humoristik “Portokalli”.

Dritan Hoxha, ideator, krijues, kërkues deri në fiksim, për cilësi dhe arritje. Hap dhe vrap për të rendur para të tjereve, jo këtu por dhe përreth nesh, dhe me shtetet më të fuqishme se ne, krijuesi i Digjitalb./ Lexo.al