Nëse keni mesatare mbi 9 dhe studioni për mësuesi s’do paguani tarifë

Zv/ministrja e Arsimit, Besa Shahini ishte e ftuar në studion e Report Tv për dhënë më shumë informacion për maturantët që duan të studiojnë për mësuesi, pas vendimit që nota mesatare duhet të jetë 7.

Ajo u shpreh se është e papranueshme që një maturant i dobët të përfundojë për studime në mësuesi, pasi rrjedhimisht edhe nxënësit do të dalin shumë të dobët. Besa Shahini theksoi se për nxënësit që kanë mesataren mbi 9 dhe do të studiojnë për mësuesi do të hiqet tarifa e studimit.

Nxënësit më të dobët kanë shkuar në mësuesi më parë. Nuk kanë fituar degët e tjera dhe në fund kanë shkuar në mësuesi. Por nxënësi i dobët nuk mundet që të bëhen mësues, kjo është e papranueshme. Nuk mund të dalin nxënës të përgatitur nga këta mësues.

Përsa i përket notës, unë isha më shumë për notën tetë, por pas diskutimeve me kompromis vendosëm për notën 7. Por të kishim vendosur notën 8, shumë do të ishin penalizuar. Por në të ardhmen edhe mund të rritet nota.

Vendimi do të ketë disa efekte, nxënësit do të jenë më të mirë. Për nxënësit që kanë mesataren mbi 9 dhe do të studiojnë për mësuesi do të heqim tarifën. Gjithashtu sikur është premtuar, deri në fund të mandatit për mësuesit do të rritet paga deri në 40%.

Ministria e Arsimit vijon prej pak ditësh një tur në të gjithë vendin duke informuar maturantët për vendimin e ri.