Zoti ministër bëni detyrën, çfarë po fshihni që nuk ktheni përgjigje?!

Nga Erjon Braçe

Dy muaj me pare, nen pergjegjesine e deputetit te Kuvendit te Shqiperise, ne permbushje te detyres sime si kryetar i komisionit per Ekonomine e Financat te Kuvendit te Shqiperise, nisur vetem nga interesi publik- i lidhur fort me zbatimin e ligjit/ligjeve fiskale dhe, arketimin nga kushdo te detyrimeve tatimore;

I kam kerkuar drejtorise se pergjithshme te Tatimeve:

Informacion lidhur me tatimin në burim për të ardhurat nga paga, shpërblimet, honoraret dhe bonuset, paguar nga Fedearata Shqiptare e Futbollit për çdo të punësuar apo kontraktuar në 8 vitet e fundit.

Deri tani qe po shkruaj nuk e kam marre kete informacion, nderkohe qe eshte shkelur cdo afat ligjor per te marre nje pergjigje me informacionin e kerkuar.

Kerkesa ime eshte germe per germe kushtetuese e ligjore, pjese e nje praktike shumevjecare qe bart kerkesa te ketij lloji e pergjigje te qarta, shoqeruar me informacionin e kerkuar, dorezuar ne Kuvendin e Shqiperise edhe nga ministria e Financave dhe Ekonomise ku ju ushtroni detyren e ministrit, institucionet e varesise-ato fiskale posacerisht.

Cfare ka ndodhur kete here qe ju nuk pergjigjeni?

1.Ligji Nr. 8438, Datë 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT I NDRYSHUAR”, ne Nenin 8- “E ardhura e tatueshme”, sanksionon:

Për qëllime të tatimit mbi të ardhurat personale, merren si të ardhura të tatueshme:

1.a) pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës….;

2.g) të ardhura të tjera, që nuk identifikohen në format e paraqitura në këtë nen, të realizuara nga individë rezidentë ose nga persona jorezidentë, por me burim në Republikën e Shqipërisë.

3.Udhezimi Nr.5, datë 30.01.2006

“PËR TATIMIN MBI TE ARDHURAT I NDRYSHUAR”, ne Kapitullin 2- TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE, pika 2.3- Te ardhura te tatueshme, detajon:

Në zbatim të Nenit 8, të ardhura të tatueshme për qëllim të tatimit mbi të ardhurat personale, janë kategoritë e të ardhurave të mëposhtme:

2.3.1- Pagat dhe shpërblimet e tjera në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës (të ardhurat nga punësimi). Në këtë kategori të ardhurash përfshihen si pagat, ashtu edhe shpërblime të tjera në vlerë që lidhen me punësimin aktual të individit. Në të ardhura nga pagat përfshihet paga bazë si dhe të gjitha shtesat mbi pagën bazë që kanë karakter të përhershëm si shtesat për vjetërsi, vështirësi, largësi vendbanimi, natyrë të veçantë pune apo shërbimi, si dhe shtesa të tjera page e shpërblimi të bëra me akte të tjera ligjore e nënligjore.

Termi “shpërblime të tjera” përfshin të gjitha të ardhurat apo shpërblimet që përfitohen nga rezultatet e punës në vendin e punësimit aktual të individit. Në këtë kategori bëjnë pjesë të ardhurat që merr individi në formë shpërblimi nga fondi i veçantë, apo nga fonde të krijuara me akte të ndryshme ligjore apo statutore të shoqërive, si pagë e 13-të, apo pagesa të ndryshme të kësaj natyre.

Në grupin “shpërblime të tjera” përfshihen gjithashtu të ardhura që realizohen nga pjesëmarrja e individit në komisione, komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikqyrëse, etj. Në këto raste mënyra e llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat personale do të jetë si më poshtë:

1.a) Kur shpërblimi i përfituar për pjesëmarrje në komisione, komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikqyrëse etj., paguhet jashtë qendrës efektive të punës së individit, këto të ardhura tatohen në masën 15 përqind;

b)Kur shpërblimi i përfituar për pjesëmarrje në komisione, komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikqyrëse etj., paguhet në qendrën efektive të punës së individit, këto të ardhura do të tatohen duke u bashkuar me pagën e muajit përkatës, sipas tabelës nr. 1 bashkengjitur Ligjit.

Pra, te ardhurat e krijuara e shperndara nga FSHF per nepunesit apo te kontraktuarit prej saj, si rroga e shperblime etj, jane te ardhura te tatueshme dhe pagesa e tatimit ne burim per to eshte detyrim ligjor i patjetersueshem.

3.Ligji Nr. 9920, datë 19.5.2008

“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I NDRYSHUAR”, ne Kreun X- KONTROLLI TATIMOR”, Neni 80- Kontrolli Tatimor, sanksionon:

1.Administrata tatimore kontrollon deklaratat tatimore, llogaritë, librat dhe regjistrimet tatimore të tatimpaguesit, përfshirë të gjithë dokumentacionin, që ka të bëjë me të ardhurat, shpenzimet, aktivet dhe pasivet dhe marrëdhëniet financiare me palë të treta.

2.Kontrolli i tatimpaguesit bazohet në deklaratat e dhëna nga tatimpaguesi, si dhe në librat, regjistrimet e informacionin e dhënë nga palët e treta ose në përputhje me mënyrat alternative të vlerësimit, parashikuar në nenin 72 të këtij ligji.

3.Administrata tatimore kontrollon saktësinë e të gjitha dokumenteve, që kanë të bëjnë me statusin ligjor, rezidencën, veprimtarinë ekonomike, pagesat dhe detyrimet tatimore, si dhe çdo dokument tjetër me rëndësi për përcaktimin e detyrimit tatimor.

Pra, kontrolli tatimor eshte nje detyrim ligjor per administraten tatimore, pjese e detyres se perditshme ligjore te saj dhe, pjese e ketij kontrolli jane- citoj piken 3, “pagesat dhe detyrimet tatimore, si dhe çdo dokument tjetër me rëndësi për përcaktimin e detyrimit tatimor”.

Neni 127- Pengimi i kontrollit ose hetimit tatimor, sanksionon:

………..

3.Në rast se organet tatimore kanë të dhëna të besueshme se tatimpaguesi fsheh informacione për gjendjen e tij ekonomike-financiare, organet tatimore kanë të drejtë t’ia sekuestrojnë dokumentacionin, pajisjet kompjuterike dhe fiskale dhe mjete të tjera të mbajtjes së dokumentacionit të tatimpaguesit në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë së tij.

Pra, ligji i ka dhene te gjithe atributet organeve fiskale te kontrollit tatimor, te ushtrojne detyren e tyre deri ne fund edhe ne rastet e pengimit te kontrollit apo hetimit tatimor deri ne sekuestrim te, dokumentacionit, pajisjeve kompjuterike dhe fiskale dhe mjete të tjera të mbajtjes së dokumentacionit të tatimpaguesit në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë së tij.

Te jemi te qarte;

drejtoria e pergjithshme e Tatimeve per mua eshte nje institucion publik, ligjor e qe vepron ne menyre te barabarte per cdo tatimpagues pavaresisht tipologjise se tij-biznes i vogel, biznes i madh, shoqate apo organizate jofitimprurese.

Pra, nje instrument ligjor e kurre politik, kapercimi i statusit ligjor te te cilit e perball fort me ligjin, por po kaq e perball me ligjin kur refuzon ta zbatoje ate e te mos kryeje detyren.

Pa as me te voglin diskutim, nga pergjegjesia e detyres qe ushtroj ne Kuvendin e Shqiperise, kryetar i komisionit per Ekonomine e Financat, per mua, FSHF eshte vetem nje tatim paguese dhe asgje me teper, kurre nje organizate politike ndaj te ciles une mund te pergjigjem me nje motivim politik-statuti i FSHF i ndalon pikerisht kete, natyren politike ketij institucioni.

Kerkesa per te disponuar informacionin e kerkuar prej dy muajsh, eshte teresisht kushtetuese e ligjore.

Ligji Nr. 9920, datë 19.5.2008

“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I NDRYSHUAR”, Neni 24- Dhenia e informacionit tatimor nga administrata tatimore, sanksionon:

Informacioni tatimor për tatimpaguesin, i administruar nga administrata tatimore, u ofrohet pa pagesë autoriteteve të përcaktuara në këtë nen, pas depozitimit të kërkesës me shkrim dhe kur verifikohen rrethanat e mëposhtme:

………..

1.dh) institucioneve të pavarura, të krijuara me ligj;

2.e) çdo autoriteti tjetër, sipas parashikimit të bërë me ligj të veçantë.

Pra, eshte e qarte se Kuvendi eshte nje institucion i pavarur-pushtet i tille, krijuar me ligjin me te larte te shtetit,

por edhe nje autoritet qe duhet ta disponoj kete informacion sipas parashikimit te ligjit “Statusi i deputetit”.

Por pavaresisht kesaj, ligji “Per te drejten e informimit”, garanton te drejten e cdo qytetari per te disponuar nje informacion te tille.

4.Ligji Nr. 119/2014

“PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT”, KREU II- E DREJTA E INFORMIMIT DHE TRANSPARENCA

Neni 3- E drejta e informimit, sanksionon:

1.Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.

2.Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.

3.Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit……..

4.ligji Nr.8550, datë 18.11.1999

“STATUSI I DEPUTETIT”,

Neni 8, sanksionon:

Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore.

2.Drejtuesit e institucioneve të përmendura në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

3.Në rast shkeljeje të pikës 2 të këtij neni, njoftohet Kryeministri për të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse. Në rastet e enteve apo institucioneve të tjera qendrore, njoftohet organi prej të cilit ato janë zgjedhur.

Une mendoj se evazioni fiskal si produkt i mashtrimit fiskal, eshte nje problem i forte ligjor dhe kurre politik, nje problem vetem i biznesit te vogel mbi te cilin jo rralle bien rrufeteligjore e jo te tilla te organeve fiskale, por e cdo tatimpaguesi pavaresisht tipologjise se tij.

Ligji eshte i barabarte per te gjithe, ndaj kushdo-minister apo drejtues qofte, nuk duhet te ndalet per ta zbatuar ate keshtu, njelloj per te gjithe.

Ky është interes publik!

Cdo tatimpagues ne te zeze, eshte subjekt i ligjit dhe duhet trajtuar ligjerisht, menjehere.

Ndaj, beni detyren!

Une pres ti pergjigjeni ne menyren me te shpejte kerkeses time kushtetuese!

VO: Nje kerkese e dyte, afati per pergjigjen ndaj se ciles eshte ne skadim, ka te beje me detyrimet qe rjedhin nga Ligji Nr. 79/2017 “PER SPORTIN”,

Neni 36- Transmetimi i veprimtarive sportive, sanksionon:

………………

2.Te ardhurat e perfituara nga e drejta e transmetimit audioviziv u kalojne organizatoreve te veprimtarise sportive ne masen nentedhjete perdind, ndersa dhjete perqind i kalon Buxhetit te Shtetit.

Eshte e tepert tu kujtoj se grumbullimi i te ardhurave buxhetore percaktuar me ligj, eshte interes madhor publik.