Zgjedhjet e 2019, Rama tallet me opozitën: Luli si Vaqarri, ne si Real Madrid

Gjatë fjalës në Asamblenë e PS, Rama nuk ka kursyer edhe dozat e ironisë për opozitën. Kryeministri u shpreh se në bazë të sondazheve të PS, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, e majta do të fitonte. Por Rama tha se ky nuk është qëllimi i PS, pasi sipas tij, nuk kemi marrë gjithë këtë përgjegjësi që të mundim Lulin, pasi do të ishte njëlloj sikur Reali të ekzistonte për të mundur Vaqarrin.

Duke u nisur për një qëllim të mirë, të gjendesh përballë një reagimi që në fund të le në ballë etikën e arrogantit. Nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit, por duhet të hapim cdo mendje dhe zemër për të dëgjuar. Nëse shohim sondazhet nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë dhe ne fitojmë zgjedhjet, mjafton të jemi gjallë dhe e mundim Lulin, por ky nuk është qëllimi ynë, nuk kemi marrë gjithë këtë përsipër që të mundim Lulin, pasi do të ishte sikur Reali të ekzistonte për të mundur Vaqarrin. Ne do të vlerësojmë cfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje.