Xhaçka takon zvkryeministrin kroat: Plan bashkëpunimi për modernizimin e Forcave të Armatosura

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka priti në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë Damir Kërstiçeviç në 9-vjetorin e anëtarësimit të dy vendeve në NATO.

Ministrja Xhaçka falënderoi zv.kryeministrin kroat për mbështetjen e Kroacisë dhe bëri të ditur se ka një plan bashkëpunimi për modernizimin e Forcave të Armatosura.
Xhaçka ka theksuar se në fokusin tonë, arsimi, trajnimi dhe stërvitjet e përbashkëta, Shqipëria dhe Kroacia përkrah në misionet e NATO-s.

Shqipëria dhe Kroacia janë aleatë të dallueshëm dhe të besueshëm të NATO-s. Mirënjohje Kroacisë për mbështetjen që i ka ofruar Kosovës në nismat rajonale. Prioriteti ynë është avancimi i bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë dhe Kroacisë dhe promovimi i stabilitetit politik, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik. Ka një plan bashkëpunimi për modernizimin e Forcave të Armatosura. Në fokusin tonë janë arsimi, trajnimi dhe stërvitjet e përbashkëta. Shqipëria dhe Kroacia janë përkrah në misionet e NATO-s. Mirëpresim kontributin e Kroacisë në Qendrën e Ekselencës.