VRASJA NE KAMEZ/ Ja kush është AUTORI që vrau AGIM BUÇIN dhe plagosi bashkëshorten e tij

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me grabitësit që akuzohen se qëlluan për vdekje tregtarin Agim Buci 3 ditë më parë në Kamëz.

Burime nga policia thanë se janë ndaluar dy të rinj nga Burreli.

Njëri prej tyre e ka pranuar grabitjen dhe ka treguar edhe pistoletën.

Vladimir Kurti është njëri prej grabitësve të arrestuar, i cili mësohet se ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë.

Personi tjetër i ndaluar është me inicialet Rr. H.