Vrasja e Artan Cukut/ Mikel Shallari merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Mikel Shallari i arrestuar si person i dyshuar për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku merr statusin e baskëpunëtorit të drejtësisë. Shallari pritet të tregojë emrin e porositësit të krimit për të cilin dyshohet se është paguar.

Një vit nga vrasja e ish-kryepolicit Artan Cuku dosja po shkon drejt fundit të hetimeve. I dyshuari si atentator i Artan Cukut, Mikel Shallari merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtesise.

Hetimet do të ndiqen nga prokurori i Krimeve të Rënda Henrik Ligor. Në kërkim për vrasjen e Cukut si porositës janë disa persona, të cilët nga hetimi rezultojnë se ndodhen jashtë vendit.