Vrasja e Artan Cukut/ Ja kush është bashkëpunëtori i killerit me pagesë

Mësohen detaje të reja nga grupi hetimor i ngjarjes lidhur me vrasjen e komisarit Artan Cuku.

Personi i shpallur në kërkim është Kristaq Leci, 29 vjeç, tashmë ka edhe një fytyrë.

Eshtë siguruar foto ekskluzive e Lecit, nga qyteti i Beratit, që dyshohet si bashkëpunëtor i ekzekutorit Mikel Shallarit.

Ky i fundit dyshohet se është vrasësi me pagesë i Artan Cukut, vrasje që dyshohet se është porositur nga Bledar Jambeli.