Vlonjati i zhdukur në det, zbulohet motori i ujit në Mal të Zi

Gjendet motori i detit që dyshohet se u përdor nga 32 vjeçari Santo Ymeraj i cili rezulton i humbur që prej natës të së premtes, pra prej gjashtë ditësh.

Motori i detit është gjetur mbrëmjen e djeshme nga familjaret e 32 vjeçarit në Budva të Malit të Zi.

Motori ka qënë në largësi prej 10 miljesh nga bregu i Budves dhe sipas familjërve motorri ishte gjysëm i mbytur dhe vetëm pjesa e parë ishte mbi ujë.

Motori është verfifikuar nga vetë familjarët nga ngjyra e bardhe dhe disa shenja të tjera.

Ndërkohë që edhe diten e sotme kanë vijuar kerkimet për gjetjen e trupit te 32 vjeçarit nga familjarët me mjete detare tip gomone si dhe një helikopter që e kanë marrë me qira vetë familjarët, por deri tani nuk asnjë gjurmë nga Sato Ymeraj.

Vlonjati kishte humbur edhe katër muaj më parë po në Mal të Zi, por më pas ishte gjetur.