Vijon eksodi në PD, ikën anëtari i kryesisë, “shuplakë’ Bashës: Politikanë milionerë në euro japin leksione varfërie

Vijon Eksodi ne PD, vetem nje vit para zgjedhjeve per pushtetin vendor, dhe nje dite para mbledhjes se Kuvendit Kombetar te demokrateve te thirrur nga kreu i PD Lulzim Basha.

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike largohet nga kjo parti. Bëhet fjalë për Arben Skënderin i cili thotë se në qeverisjen e Berishës u kthye pas 20 vitesh me dëshirën për të kontribuuar për vendin e tij.

Asokohe kishte shpresë, por tanimë, siç shkruan ai, të gjitha palët po vrasin shpresën.

“Në qeverisjen e Berishës, u ktheva pas 20 vitesh për të kontribuar në vendin tim si dhe shumë të tjerë intelektuale…, kishte shpresë…

Nuk ma merrte mendja qe do vinte koha per të ikur serish…

Sot, të gjitha palët po vrasin shpresën, kanë groposur vendin në korrupsion, e kane kthyer Shqipërinë në një shtet delinkuent, ku politikanë milionerë në euro japin leksione varfërie e manipulojnë çdo ditë një popull të drobitur…”, shkruan me nota pesimizmi Skënderi.

Arben Skenderi mbante dhe postin e kryetarit te Departamentit të Artit dhe Kulturës në Partinë Demokratike.