VIDEO/ Zjarr masiv në Tiranë

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pak minuta më parë në rrugën “Siri Kodra”, pranë “Ish- frigoriferit” në Tiranë.

Flaka është e përmasave masive dhe tymi që ka prodhuar deri më tani duket sikur ka mbuluar të gjithë qiellin e kryeqytetit.

Flakët kanë përfshirë disa magazina, e madje rrezikojnë dhe dy banesa që ndodhen aty ngjitur. Në vendngjarje kanë mbërritur deri më tani 3 zjarrfikësve që po mundohen të shuajnë flakët.

Deri më tani nuk raportohet të ketë persona të lënduar.

VIDEO