VIDEO/ Tarifa për “Rrugën e Kombit”, Kodheli: Duhet të jetë zero për banorët e zonës

Ish ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste e qarkut të Kukësit Mimi Kodheli ka deklaruar sot për News 24 se tarifa e Rrugës së Kombit për banorët në zonë duhet të jetë zero.

Ndonëse tha ajo llogaritë matematikore mund ta nxjerrin edhe 5 euro tarifën, Kodheli u shpreh se banorët e Kukësit duhet të paguajnë shumë më pak.

E pyetur nëse mendimin e saj ia ka thënë edhe kryeministrit Rama, Kodheli tha se ka bërë diskutime që i quajti konstruktive me dy ministrat respektivë, Ahmetaj dhe Gjiknuri.