VIDEO/ Si u kap laçjani me kokainë në makinë

Policia e Kurbinit ne kuader te operacionit te koduar “PARKIMI”, ka sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe ka arrestuar në flagrancë poseduesin e saj.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë, mbi bazen e informacioneve të marra në rrugë operative kanë organizuar punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “PARKIMI”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë i dyshuar si posedues i lëndës narkotike shtetasi:
Jurgen Sokoli, 22 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Land Rover” prane nje karburanti ne aksin Laç-Kurbin është kapur me një sasi prej 140 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.