VIDEO/Rikthehet dhuna në kampionatin shqiptar

Rikthehen aktet e dhunës në kampionatin shqiptar të futbollit dhe përsëri në kategorinë e dytë. Ekipi i Këlcyrës ka postuar në Facebook një video të dhunës së ushtruar ndaj tyre në Tepelenë. Pamjet e dhunës vijnë nga momentet kur Këlcyra ishte në avantazh 0-1 ndaj vendasve të Tepelenës. Në pamje shihet përleshja e lojtarëve të Këlcyrës dhe Tepelenës me njëri-tjetrin.

Më parë, ekipi i Këlcyrës kishte denoncuar disa persona që i kishin bërë presion për të toleruar këtë takim. Sfida mes Këlcyrës dhe Tepelenës është e vlefshme për Kategorinë e Dytë. Pas dhunës në fushë, një prej lojtarëve të Këlcyrës është ndëshkuar me karton të kuq. Kjo ka favorizuar vendasit të cilët kanë përmbysur shifrat në 3:1 dhe për rrjedhojë fituan krejt takimin.