VIDEO/ Kapet me drogë shqiptari në Itali

Një 39 vjeçar është vënë në pranga në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

Shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur pas sinjalizimeve u ndoq nga policia dhe vetëm pas kontrollit në banesë iu gjet sasia e drogës. Siç shihet edhe në video shqiptari e kishte fshehur drogën në arushe prej pelushi. Pellushi ishte fshehur në një nga dollapët e rrobave.